LVV-së dhe LDK-së: Këto ministri do të ‘shkrihen’
Burime të Gazetës Blic, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëjnë me dije që deri më tani, ata janë pajtuar që 7 ministri të shkrihen në vetëm tri sosh.
Po ashtu, një dakordim mes LVV-së dhe LDK-së, është bërë që të bashkohen në një ministri të vetme, Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Administratës Publike.
Kurse, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, pritet të bëhet bashkë me atë të Tregtisë dhe Industrisë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se me shumë gjasë, qeveria e re, do t’i ketë vetëm 12 ministri, nga 21 sa i kishte qeveria e kaluar.
Një pajtim për këtë gjë e kanë dhënë edhe zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ani pse ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë filluar punën për të arritur një koalicion qeverisës.
Por, negociatat mes tyre janë ndërprerë deri në vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, e cila pritet që shumë shpejt të dalë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën një javë më parë.
Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para në zgjedhje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurse, në vendin e tretë ka dalur Partia Demokratike e Kadri Veselit, e pasuar nga koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së.