LVV shkarkon Haki Abazin nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare.
Si rezultat, Haki Abazi, i cili ishte më i zëshmi kohëve të fundit, lidhur me këtë çështje, është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, për t’u zëvendësuar nga deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Dimal Basha.
Teksa në Komisionin për Stabilizim Asociim, zëvendësohet me deputetin Dimal Basha.
Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime.