26-06-2025

LVV: Totaj dhe Elshani e kanë shndërruar “Shtëpinë e Bardhë” në epiqendër të kr*imit financiar

Vetëvendosje në Prizren  reagoi pas publikimit të raportit të Auditorit për vitin 2024, duke e quajtur Komunën “zonë të krimit financiar”, pasi sipas LVV-së, raporti pasqyron keqmenaxhimin.

Referuar VV-së po ashtu raporti përmban edhe shkelje ligjore dhe abuzimin me mbi 10 milionë euro, përfshirë detyrime të rrejshme, pasuri të paregjistruara, subvencione të paligjshme dhe kontrata pa mbulesë buxhetore.

Reagimi i plotë i LVV-së në Prizren:

Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2024 në Komunën e Prizrenit – pasqyron keqmenaxhimin, shkeljet ligjore dhe abuzimin me paratë publike nga klani Totaj – Elshani.

Gjetjet e Auditorit për vitin 2024 në Komunën e Prizrenit janë skandaloze. Në shumë prej gjetjeve të tij pajtohet edhe ekzekutivi komunal, përfshirë kryetarin Totaj.

Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2024, ka gjetur:

💰 2.3 milionë euro të raportuara rrejshëm si detyrime gjyqësore – nuk përputheshin me dokumentet zyrtare. Mbivlerësim që çon në planifikim të rremë buxhetor.

📉 846 mijë euro të keqklasifikuara – Paga, shujta dhe larje rrugësh janë paguar nga investimet kapitale, duke dëmtuar projekte madhore.

🏗️ 645 mijë euro pasuri komunale të paregjistruara – shkolla, rrugë e objekte publike që “nuk ekzistojnë” në regjistra financiarë.

📊 71 mijë euro të ardhura të mbivlerësuara – për shkak të mosazhurnimit të regjistrit të borxheve. Shifra të fryra për të krijuar perceptim stabiliteti.

🏛️ 1.7 milionë euro kontratë publike e ndryshuar pa leje – Ndërtimi iQendrës Kulturore Turke ka nisur pa leje ndërtimore, pa aprovim dhe pa ndryshim zyrtar të kontratës.

🚧 Prokurime të mëdha pa fonde në buxhet – për projekte në vlerë prej mbi 4 milionë €, Komuna nënshkroi kontrata pa mbulesë financiare.

💸 Subvencione të ndara në kundërshtim me rregulloret – një OJQ përfitoi deri në 186,000 € brenda një viti, duke marrë tri herë fonde, shpesh edhe pa dokumentacion të nevojshëm.

📉 Vonesa ekstreme në pagesat e faturave – 653 mijë € fatura të paguara me 15 deri në 213 ditë vonesë, duke rrezikuar përmbarime e penalitete për Komunën.

📁 Mospërdorimi i sistemit elektronik për kontratat publike – mungesë totale transparence dhe menaxhim joprofesional në 9 kontrata të mëdha.

📉 Borxhet komunale rriten me mbi 4 milionë euro – mungesë e veprimeve ligjore për inkasimin e të hyrave, duke dështuar të mblidhen qindra mijëra euro nga tatimi në pronë, mbeturina, taksa e qira.

“Keqmenaxhimi, shkeljet ligjore dhe abuzimi me paratë publike në Komunën e Prizrenit mbajnë vulën e klanit Totaj – Elshani”.

Click to access 2025_9c27cd77-4f98-4062-a7c6-afc9ac412562.pdf

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren.   26.06.2025 Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.