24-11-2024

Macron në Beograd: Kosova dhe Serbia janë shtete të pavarura, gjejeni zgjidhjen bashkë

E pyetur nga një gazetare në lidhje me atë se si e sheh marrëveshjen e kompromisit me Kosovën, “përpos që ajo të mos jetë e pavarur”, Macroni tha se s’mund të përsërisim historinë e para 20 vjetëve por duhet të ecim përpara.

“Presidenti juaj ka guxim të thotë se ‘ajo që ekziston në kushtetutën tonë, nuk pranohet nga partnerët tanë. Këtë nuk e pranojnë partnerët tanë evropianë, ndërsa ne duam të hyjmë në Evropë’”.

“Nuk kam përgjigje konkrete për ju. Nuk ka zgjidhje magjike. Askush s’e ka zgjidhjen në xhep. Zgjidhja është tek ju”, ka thënë Macroni, raporton Koha.net, duke shtuar se “marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për sigurinë e rajonit”.

Kurse Vuçiqi tha: “Për Francën, Kosova është e pavarur, por jo për Serbinë. E di se për serbët kjo deklaratë vështirë pranohet, por duhet ta kuptojmë këtë. Nuk jam këtu të flas keq diçka për shqiptarët apo për këdo tjetër. Jam këtu për paqe”./GazetaBlic

Asnjë koment

Comments are closed.