24-11-2024

“Magjup”, zv.ministri i Financave e quan “lopë” deputeten e LDK-së

Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, e ka quajtur “lopë” deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi. Ky ofendim vjen pasi në seancën e së enjtes në Kuvend, Bunjaku-Rexhepi iu drejtua deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, me fjalën “magjup”.

“Aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër”, ka shkruar ndër të tjerash Makreshi.

“Lopa n’aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin. Phuu..!”, shkroi Makreshi nw profilin e tij në Facebook.

Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.