”Maja e Vërtopit” në Prizren emërtohet me emrin e gjeneralit gjerman Von Korf.
Kuvendi Komunal i Prizrenit, sot vendosi që vendi i quajtur ”Maja e Vërtopit ”, të emërtohet me emrin e gjeneralit gjerman Fritz Von Korf, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Kjo pikë është diskutuar krejt në fund të mbledhjes, me propozim të shoqatës së bjeshkatarëve dhe të KFOR-it.
Pro këtij vendimi ka votuar shumica e 27 asambleistëve sa ishin prezentë në fund të seancës, në mbledhje që ka zgjatur rreth gjashtë orë. /GazetaePrizrenit.net/