Pas katër fitoreve, Majlinda Kelmendi hynte si favorite e madhe në finale, ndaj xhudistes 17-vjeçare nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren, e cila për herë të parë në karrierë arriti në finale të ndonjë Grand Slami.
Kelmendi pas vetëm 90 sekondave luftë Lkhagvasurenit iu tërhoq vërejtja me dy shido dhe Majlinda e kishte iniciativën dhe luftën nën kontroll.
Lufta edhe një herë dëshmoi se Majlinda është xhudistja më e mirë në Evropë në konkurrencën e saj dhe kapjes së saj me dorë të majte, shumë pak xhudiste në botë mund ti rezistojë, pa përdorë shtyrjen ose taktika tjera, të palejueshme.
Për më shumë shikoni finalen në tërësi.