24-11-2024

Mali i Zi, i vetmi vend në Europë pa koronavirus

Mali i Zi është i vetmi vend në Europë që nuk është prekur nga koronavirusi, pasi edhe Kosova konfirmoi pasditen e kësaj të premteje rastet e para të të infektuarve.

Në kryeqytetin Podgoricë, qytetarët thonë se mospërhapja e virusit shkatërrues edhe në vendin e tyre tregon qartë vendosmërinë e vendasve për t’iu bindur masave paraprake, pavarësisht rritjes së panikut dhe shqetësimit në vend.

 

Qytetarët malazezë kanë ditë që janë kujdesur të vënë maska mbrojtëse dhe të blejnë ushqime për konsum, në rast të ndonjë izolimi si pjesa tjetër e Europës.

 

Edhe në Mal të Zi janë realizuar teste, por, deri më tani, asnjë qytetar nuk ka rezultuar pozitiv, duke e treguar veten lider të rajonit.

Prej 2 javësh, autoritetet kanë ndalur çdo tubim apo aktivitet social-kulturor, duke mbyllur shkollat dhe kufijtë me fqinjët, në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes.

Asnjë koment

Comments are closed.