11-07-2025

Malisheva mposhtet nga Vikingur

Malisheva e nisi me humbje minimale 1-0 aventurën e saj të dytë evropiane, në sfidën e parë ndaj Vikingur Reykjavik, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi islandezi Nikolaj Hansen në fund të pjesës së parë (45+1’), pas një goditjeje të lirë. Malisheva pati disa tentativa në pjesën e dytë me Altin Aliun, Valmir Veliun e Donart Vitijën, por pa arritur të konkretizojë.


 

Pavarësisht përballjes dinjitoze, përvoja dhe efikasiteti i mysafirëve bënë diferencën. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Islandë, ku Malisheva do të kërkojë përmbysjen për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Asnjë koment

Comments are closed.