Malisheva nga sot nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë
Nga dita e sotme, edhe zyrtarisht, i tërë qyteti i Malishevës dhe hyrje-daljet e saj janë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë. Kjo është bërë e mundur pas realizimit të projektit nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Malishevë.
Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Hazir Berisha, e ka vlerësuar lartë këtë projekt të Komunës së Malishevës, pasi kjo do të ndihmojë edhe policinë në menaxhimin dhe vëzhgimin e situatave të ndryshme, që lidhen me sigurinë.
Sipas menaxherit të projektit, Halit Mazreku, ky projekt ka kushtuar rreth 30 mijë euro.