Prishtinae Re kësisoj mbledhë 27 pikë në fundin e tabelës, ndërsa Malisheva qëndron në pozitën e pestë me 40 sosh./Telegrafi/
Prishtina e Re ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Malishevë, pikë shumë të rëndësishme për ta ëndërruar mbijetesën.
Edhe pse ishte në disavantazh, me dy gola të vonshëm, Prishtina e Re arriti ta befasojë Malishevën duke e mposhtur kësisoj me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Ishte Etnik Brruti që me një gol të bukur e zhbllokoi epërsinë për të kaluar Malishevën në epërsi (59’).

Sidoqoftë, kur askush s’e priste, në skenë doli Ibrahim Kardgbo që arriti të barazojë rezultatin (78’).
Kurse, Endrit Baholli me një gol të bukur u përkujdes për ta vulosur rikthimin e madh (89’).
