12-03-2025

Malisheva tregohet e fortë, mposht Gjilanin

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore 4:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligë.
Që në pjesën e parë skuadra vendëse shënoi golin e parë dhe tregoi se është në fushë për t’i arkëtuar tri pika, shkruan Indeksonline.Golin e parë e shënoi Arbër Prekazi.

Në pjesën e dytë, Malisheva e Bekim Isufit shënoi edhe tri herë të tjera me anë të: Altin Aliut (3).

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Oltion Bilalli.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 40 pikëve, kurse Gjilani mbetet në pozitën e 4-të me 34 pikë.

Asnjë koment

Comments are closed.