22-11-2024

Malishevë: Familjarët rrëfejnë si u mbyt 82-vjeçarja në bunarin e shtëpisë

Miradije Bytyqi humbi jetën dje në bunarin e shtëpisë së saj në fshatin Kravasari të Malishevës. Sipas familjarëve, 82-vjeçarja u mbyt gjatë tentimit për të nxjerrë një kovë me ujë nga bunari. Dhëndri i saj thotë se vjehrra e tij i lante duart me ujë bunari dhe duke e bërë këtë ka rrëshqitur në bunarin e thellë 7-8 metra. E ndjera është varrosur sot. Policia ka njoftuar për këtë ngjarje dhe ka paralajmëruar hetime të mëtejme.

Miradija, që tash e një kohë banonte në banesën e dhëndrit të saj në Malishevë, dje kishte kërkuar të shkonte në fshatin Kravasari, ku edhe e kishte shtëpinë. Bashkë me vajzën dhe nipin e saj ajo kishte shkuar për të marrë arra, molla dhe pemë të tjera që kultivoheshin në oborrin e shtëpisë së tyre. Pasi kishin ngrënë ajo kishte dalë në oborr dhe bashkë me kapakun e bunarit ra në thellësinë e tij prej 8-9 metrash, shkuan express.

“Ka qenë në gjendje shumë të rregullt psiqikisht nuk ka vujtë, nuk kemi pas kurrfarë elementi që ka vujt për diçka, gjitha të mirat i ka pasë edhe ka qenë e kfjellët. Dje përmallshëm është ardhë në fshat, këtu e kanë shpinë. U ardhë me marrë arra, molla, që tubohen ka vjeshta”, thotë dhëndri i Miradijes.

Ai tregon se vjehrra e tij ujin e ka pasur pikë të dobët. Thotë se vazhdimisht i lante duart pasi ka qenë shumë e pastër.

“Ujin e ka pasë në shpirt, për gjithçka durtë mi la. Me ecë deri qaty pa hi në çeshme me i la durtë nuk e lente, shprehi e ka pasë atë. Edhe ka rrëshqitë arka e bunarit e kjo në atë moment bashkë me të ka ra”, thotë ai.

Madje, Miradija gjatë qëndrimit të saj në oborr kishte mbledhur edhe një qese me arra. Gjurmët e tyre kishin mbetur pranë bunarit./GazetaExpress/

 

Asnjë koment

Comments are closed.