Sipas koordinatorit komunal Naser Morina, ky aksion është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen ndërtimore ‘Burimi’, e cila me makinerinë e vet, ka bërë largimin e mbeturinave inerte në këto dy deponi.
Sipas Morinës, ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku do të largohen deponi të tjera ilegale të mbeturinave, kryesisht inerte, të cilat edhe paraqesin problem më të madh për ambientin