24-11-2024

Malishevë: Mbledhje urgjente për zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sonte mbajti një mbledhje urgjente të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe zbatimin e masave parandaluese ndaj këtij virusi.

Në njoftimin e komunës, thuhet se në takim, ishin të prezent edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Kujdesi i shtuar zvogëlon rastet e mundshme të infektimit. Ne kemi menaxhuar edhe sfida tjera me viruse, siç është EHKK, por pikërisht për shkak të kujdesit të shtuar, kemi arritur ta mundim atë virus, dhe besoj se edhe këtë situatë do ta menaxhojmë mirë, por ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar, por të mos bëjnë panik”, ka thënë Begaj.

Nga ky takim, u vendos që të zbatohen në përpikëri të gjitha vendimet e organeve kompetente shtetërore, të cilat u morën sonte, për pezullimin e aktiviteteve të caktuara, përfshi restorantet, kafiteritë, tregjet, qendrat tregtare, e po ashtu edhe administrata të punoj me staf të kufizuar.

Fotografia e Komuna Malishevë

Edhe me këtë rast ju bë thirrje të gjithë qytetarëve që janë kthyer nga vendet e prekura, të njoftojnë organet përgjegjëse shëndetësore apo emergjente, si dhe të zbatojnë të gjitha masat e parapara për kujdes dhe vetizolim. Për këtë qëllim është formuar edhe ekipi mobil shëndetësor,  i cili do ti mbikëqyrë dhe kujdeset për këta persona.

Inspektorati dhe Policia, do të jenë 24 në shërbim për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve për masat parandaluese. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.