02-04-2025

Malishevë/ Një shtetase e huaj raporton se është rrah:ur nga bashkëjetuesi i saj

Një shtetase e huaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se personi me të cilin janë duke bashkëjetuar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Në raportin 24-orësh policor thuhet se rasti ka ndodhur me 29 mars në Malishevë, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Me datën 30.01.2025 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar i dyshuari mashkull kosovar me të cilin janë duke bashkëjetuar kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Ende nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.