22-11-2024

Mallërat e Serbisë kontrabandë sillen në Kosovë

Shkruan: Qazim Thaçi

Tashmë sipas burimeve shumë të sigurta, kemi arritur të mësojmë se mallërat e Serbisë dhe Bosnjës vazhdojnë të  hyjnë në Kosovë si kontrabandë.

Burimi ynë i informacionit na njoftoi se tashmë  mallërat e Serbisë dhe Bosnjës si kontrabandë arrijnë deri në Rozhajë e aty ngarkohen pastaj kamionat me ato mallëra me regjstrim të Plevles të Malit të Zi e nga ku ato mallëra përsëri plasohen në Kosovë.

Prandaj, me këtë rast duhet apeluar tek Inspektorët e tregut që të shkojnë e të shohin sidomos  qendrat tregtare ende janë përplotë me mallëra të Serbisë,  Por, është detyë e inspektorëve të dalin në terren dhe të kërkojnë origjinën e mallëarve të cilat tashë kontrabandohen nga Serbia e futen në Kosovë prej Malit të Zi me të cilin shtet, Kosova ka mardhënie  të mira  tregtare  dhe bilaterale.

Mirëpo, këtu tashmë kur Qeveria e Kosovës me rrezikun jo edhe të vogël, ka marrë këtë vendim, popullatës dhe klientëve blerës i takon që këtë vendim të Qeverisë të Kosovës  t’a bëjë në realitet dhe të iket nga ato mallëra me prejardhje nga Serbia, duke ndihmuar prodhuesit vendor, e duke ndihmuar ata, ndihmohet direkt vetë ekonomia e Kosovës.

Kurse në anën tjetër kjo kontrabandë  nuk do të  kishte mundësi të zhvillohet, Kjo për arsye se prodhimet vendore kanë një garanci shumë  të madhe shëndetësore se ato të importuarat e tani të kontrabanduara ku mund të rritet rreziku  sigurisë ushqimore  për një shëndet më të mirë.

(Autori është kryeredaktor në RTV Besa në Prizren)

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.