31-03-2025

Mamushë: 53-vjeçari pëson lëndime të rënda në vendin e punës, këput këmbën derisa po punonte me makineri

Në fabrikën e bllokave Tek-Odak” në Mamushë, një punëtor turk (rreth 53-vjeçar) dje ka pësuar lëndime të rënda, duke këputur këmbën e djathtë gjatë punës me makineritë e fabrikës, raporton Gazeta Sinjali. Me të marrë lajmin, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, kolegët e viktimës kanë treguar se pas aksidentit e kanë dërguar të lënduarin në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të menjëhershëm.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima i është nënshtruar një operacioni.

Në lidhje me rastin është informuar Komandanti i Stacionit dhe Shefi i Hetimeve, të cilët kanë dalë në vendngjarje për të kryer hetime të mëtejshme.

 

Asnjë koment

Comments are closed.