Manchester United bie në Stamboll, Caicedo shpëton Lazion nga humbja
Manchester United prish serinë e fitoreve në Champions League me humbjen 2-1 në fushën e Basaksehirit, në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe. Të gjithë golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e parë.
Në minutën e 40-të sërish gafë e pafalshme e mbrojtjes së “Djajve të Kuq”, me Viscan që nuk fali me një goditje të fortë brenda zonës, pas një kundërsulmi të shpejtë. Vetëm tri minuta më vonë, Anthony Martial shkurtoi diferencën në 2-1, pas krosimit të Shaw, por asgjë më shumë, pasi në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati.
Lazio shmang humbjen në transfertë me Zenitin e Shën Petërsburgut falë Caicedos, që realizoi në minutën e 82-të golin e 1-1. Më herët për rusët kishte shënuar Erokhin, në fundin e pjesës së parë. Caicedo erdhi nga stoli në vend të Vedat Muriqit, që e nisi titullar dhe qëndroi në fushë për 59 minuta./Top Channel