“Manipulim votash” në Prizren – Policia konfirmon operacionin lidhur me dyshimet
Policia e Kosovës ka konfirmuar se, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti, e cila njoftoi:
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni pas përfundimit të tij,” njoftoi ajo.

Ndryshe, Gazeta Sinjali më herët nga burime të besueshme ka bërë të ditur se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit në Prizren, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.


