23-11-2024

Mantelbardhët kundërshtojnë pagat sipas draft-ligjit për paga

Përmes një deklarate të përbashkët, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve, Infermiereve, Farmacistëve dhe Fizioterapistëve të Kosovës, kanë reaguar ndaj draft-ligjit për paga.

Në dokumentin dërguar mediave, kryetarët e odave të mjekëve, infermierëve, farmacistëve dhe fizioterapistëve kanë thënë se “çdo propozim që bie ndesh me propozimet e harmonizuara mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësorë do të jetë i papranueshëm për komunitetin e profesionistëve shëndetësorë”.

Asnjë koment

Comments are closed.