26-11-2024

Maqedonia fton gjashtë shqiptarë për “Euro 2020”

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka publikuar listën prej 26 futbollistëve për “Euro 2020”. Në listën e tij, Angelovski ka përfshirë gjashtë futbollistë shqiptarë.

Mbrojtësit Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Ezgjan Alisoki (Leeds United) dhe mesfushorët Enis Bardhi (Levante), Arijan Ademi (Dinamo) e Ferhan Hasani (Partizani) do të jenë pjesë e Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian që nis muajin e ardhshëm.

“Në do të shkojmë në Kampionatin Evropian me dëshirën e madhe për rezultate pozitive dhe për të kaluar fazën e grupeve”, ka thënë ndër të tjera përzgjedhësi Angelovski. Maqedonia e Veriut më 26 maj do t’i nis përgatitjet për “Euro 2020” kurse do t’i luajë edhe dy ndeshje miqësore para këtij turneu, ku do të përballet me Slloveninë (1 qershor) dhe Kazakistanin (4 qershor).

Maqedonia e Veriut për hgerë të parë do të paraqitet në Kampionatin Evropian kurse është pjesë e Grupit C, së bashku me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Asnjë koment

Comments are closed.