12-03-2025

Mark Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ardhur sot në Kosovë, meqë rast është takuar me krerët e shtetit, derisa ai thotë se NATO është e përkushtuar ndaj Kosovës, dhe “fakti që jam këtu e dëshmon këtë më së miri”.

Tutje shtoi se rritja e trupave në Kosovë, është dëshmia më e madhe se KFOR-i dëshiron stabilitetin në këtë vend.

“Së fundmi ne kemi shtuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë, kemi katërfishuar praninë e ushtarëve tanë në veri, kemi trefishuar praninë fizike të KFOR-it në veri dhe kjo është dëshmi se KFOR-i dëshiron të jetë prezantues i stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne rajon”, tha Rutte për RTK-në.

Derisa, shqetësimet e liderëve kosovarë se Serbia është mjaft suprizuese dhe mund të përsërit ndonjë sulm nga momenti në moment, për këtë çështje ai thotë që “unë jam i përkushtuar në të qenit neutral, por përmendi nevojën që Serbia të japë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në 2023-ën. Unë kam përcjellë mesazhet si te liderët e Kosovës, ashtu edhe ata serbë, se duhet të ecin përpara në ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore.

Ndërkaq, sa i përket paralajmërimeve se SHBA-të mund t’i zvogëlojnë praninë e trupave në Evropë dhe tërheqjen e trupave amerikanë të KFOR-it nga Kosova, sekretari i NATO-s, Rutte thotë se SHBA-ja është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ata duan të sigurohen që ky rajon të jetë stabil.

Asnjë koment

Comments are closed.