Marrëdhënia me ulje-ngritje mes Eglit dhe Gjestit, Rozana – banorit: Ke frikë të luash vetëm
Marrëdhënia e Eglit dhe Gjestit, që pas rikthimit të banores në shtëpi ka pasur uljet dhe ngritjet e saj.
Debate të ashpra i kanë shoqëruara ata, teksa gjithashtu nuk kanë munguar dhe disa momente gazmore.
Gjithsesi, Rozana nuk i ka kursyer kritikat për Gjestin, duke i thënë se ka frikë të luajë vetëm.

Rozana: Kam harxhuar kohën time duke iu a dhënë juve. Duhet të më kërkosh falje për këtë. Kam qenë unë ajo që ju kam dalë përballë në Prime për të qenë kundërshtar. Ti ke frikë të luash vetëm. Nuk luan dot pa një vajzë këtu brenda. Asgjë s’ke bërë këtu brenda, veç se një histori gënjeshtër dashurie.
Egli: Unë jam një natyrë që nëse thuhet diçka për të qeshur, apo bëhet një gjest gazmor, sidomos me një njeri që kam qeshur shumë në këtë shtëpi… Nëse më ka ardhur për të qeshur, nuk e kam stopuar veten time. Nuk ka turp që të qesh me diçka që bën ai për të qeshur. Urrejtja dëmton të zotin. Nuk dua të ushqej veten time me urrejtje. Ajo që mundohem të bëj është një barrierë mbrojtëse për veten time që i kërkoj të qëndroj larg.