Martesa e Bleros, flet Teuta
Në emisionin “Zanat”, aktorja Teuta Krasniqi ka folur për raportin me ish-bashkëshortin e saj, Bleron. Përmes një mesazhi të shkruar ajo tregoi se ndarja e tyre gati 12 vjet më parë ka qenë shumë e njerëzishme dhe me mirëkuptim, duke vendosur një standart të ri ku një çift me fëmijë nuk duhet të armiqësohet, por të bashkëpunojë në rritjen e tij.

Ajo theksoi se pavarësisht se kujdestarinë e vajzës e ka ajo, ata mbeten bashkëpunues. Sipas aktores, ndarja nuk është dështim, por një vetëdije dhe rritje emocionale kur njeriu kupton se nuk duhet të rrijë në një martesë jofunksionale, pasi njerëzit dhe rrethanat ndryshojnë me kohën.

Në fund, ajo ka përcjellë një urim të veçantë për martesën e Bleros me Eronitën. Teuta u shpreh: “Eronitën dhe Eron i uroj të trashëgohen, shëndet dhe harmoni. Këtë urim ua kam përcjellë të dyve edhe privatisht”.
