23-11-2024

Masakroi me thikë gruan shtatzënë, shqiptari nga Suhareka poston video në Tik Tok pas vrasjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mëngjesin e 19 dhjetorit, ku protagonist dyshohet të jetë Bujar Fandaj, një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Suhareka.

Fandaj u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet se është personi që masakroi me thikë gruan e tij shtatzënë.

Vanessa Ballan, 27 vjeç, u gjet e pajetë poshtë shkallëve të banesës së saj. Ajo u ekzekutua me shtatë goditje me thikë në bark nga njeriu që dy muaj më parë e kishte denoncuar për ngacmim dhe përndjekje.

Vanessa ishte në muajin e 3 të shtatzanisë, si dhe kishte dhe një fëmijë tjetër të moshës 4-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të martës në provincën e Trevizos, ku 27-vjeçarja u ekzekutua teksa ishte e veshur me pizhama.

Pas kryerjes së krimit, 41-vjeçari u përpoq të arratisej, por ai u ndalua afër mesnatës kur tentoi të kthehej në banesën e tij në Altivole.

Pas krimit të rëndë, Fandaj postoi dhe një video në Tik Tok ku shprehej: “Mos mendo kurrë të më ndreqësh”.

Shqiptari nga Kosova ka qenë partneri me të cilin Vanessa jetonte prej 11 vites. Prej kohësh ata kishin probleme në çift dhe madje 27-vjeçarja i kishte denoncuar dhe pranë autoriteteve kërcënimet e ish-partnerit.

Fandaj shkoi me nxitim te banesa e 27-vjeçares pasi ajo nuk po i përgjigjej më në telefon.

Policia po zbërthen tabulatet telefonike për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.