Masat antiCOVID vazhdojnë edhe për dy javë
Masat antiCOVID do të vazhdojnë edhe për dy javë të tjera.
Kështu u rekomandua në takimin e djeshëm virtual mes ushtrueses së detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, me kryetarët e komunave, njofton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, u vlerësua se masat e vjetra do të vazhdojnë për arsye të fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit, dhe fillimit të mësimit.
Më poshtë mund të lëxoni njoftimin e plotë:
Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë znj.Dafina Gexha-Bunjaku për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme.
Ministrja Bunjaku në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie.