21-11-2024

Masat e anti-Covid: Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat, ceremonitë fetare

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së Covid-19.

Sipas vendimit, ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtarit fetare (përveç familjes së ngushtë) si dhe çfarëdo formë tjetër e organizimit më përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.

Masat e reja ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Asnjë koment

Comments are closed.