24-11-2024

MAShTI kërkon që të mbahet mësim nesër, komunat jo

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale që të martën e 11 prillit, ose të mbajnë mësim, ose kjo ditë të zëvendësohet, megjithëse është në Kalendarin e Festave Zyrtare.

DKA-të, në disa komuna kanë marrë vendim që të martën të pushohet, derisa në disa të tjera mësimi do të mbahet.

Megjithatë, ky ndryshim u kritikua meqë nuk ka harmonizim në mes të kalendarit të vitit shkollor me atë të festave zyrtare.

Andaj, për diçka të tillë të pakënaqurit mund të kenë bazë për t’u ankuar.

Në anën tjetër, prindërit nuk janë pajtuar me zëvendësimin e kërkuar, por e kanë vlerësuar të panevojshme bartjen e festave që qëllojnë në vikend, duke thënë se më e udhës do ishte mësimi të mbahej të martën, por edhe të hënën.

E gjithë situata erdhi si pasojë e grevës së mbajtur në krejt shtatorin, orët e humbura gjatë së cilës duhet të zëvendësohen tash.

Asnjë koment

Comments are closed.