MAShTI njofton se publikimet për kurse pa pagesë janë të paautorizuara
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar qytetarët se ditëve të fundit janë shfaqur publikime dhe thirrje të ndryshme të paautorizuara nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale duke keqpërdorur emrin e institucionit të MAShTI.
Sipas Ministrisë, këto thirrje në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja nuk janë nga ana e tyre.
Ky është njoftimi i plotë:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin se, ditëve të fundit kemi evidentuar publikime dhe thirrje të ndryshme të pautorizuara nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale që keqpërdorin emrin e insitucionit të MAShTI.
Këto thirrje, në lidhje me kurse pa pagesë në fëmijërinë e hershme e gjuhë të huaja nuk janë nga MAShTI.
Rrjedhimisht, përveç raportimeve në rrjetet sociale përkatëse, pas mbledhjes së fakteve rastet do t’i denoncojmë edhe në institucionet që i trajtojnë krimet kibernetike, përfshirë Policinë e Kosovës.