27-06-2025

MASHTI pas Testit të Arritshmërisë: Shkaku i përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka dalë me një njoftim sot pas mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta.

Sipas njoftimit, në test kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara.

Gjithashtu u bë e ditur se për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi.

Postimi i plotë:

U mbajt Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta


Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka organizuar Testin e Arritshmërisë i cili është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi. Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara.

 

Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe zbatimin e Testit të Arritshmërisë për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar./GS

Asnjë koment

Comments are closed.