Mazreku viziton Lirinë, premton mbështetje
Të marten në mesditë KF ‘Liria’, e ka vizituar zv/ministr i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, Rexhep Mazreku me bashkëpuntorë.Ai, u prit nga kryetari klubit, z.Ilijaz Ilijazi me anëtarë të Kryesisë.
Në kumtesën e klubit, thuhet se Mazreku u interesua lidhur me punimet në infrastrukturë si dhe ka folur për ligjin për sponsorizim.
“Kryetari i Lirisë, ka pohuar nevojën e intesifikimit dhe përmbylljen sa më me sukses të punimeve në tribuna e fushë, që do të ishte shtytje për suksese në të ardhmen dhe kushte më të mira për punë e akomodim të shikuesve”, thuhet në kumtesë.
Në emër të Lirisë, ai falenderoi për përkrahjen që ka dhënë Komuna (DKRS) bashkë me Qeverinë (MKRS) në punimet infrastrukturore rrethë ndërtimit të stadiumit.
Zv/minsitri ka premtuar gjithë mbështetjen e MKRS-s në këtë drejtim, duke pohuar se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë.
Ai, pohoi se do të ketë angazhim e mbështetje nga MKRS-ja në kryerjen e punimeve në infrastrukturën e stadiumit ‘Përparim Thaçi’.