Mbahet trajnimi i përbashkët mes pilotëve të forcës ajrore shqiptare dhe FSK-së
Pilotët e forcës ajrore shqiptare dhe ata të forcës së sigurisë së Kosovës po zhvillojnë një trajnim të përbashkët, i cili synon rritjen e gatishmërisë operacionale dhe shkëmbimin e përvojave mes tyre.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se ky angazhim vjen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes në raste emergjente.

Kapiteni i forcës ajrore shqiptare, Atdhe Hasani, u shpreh se ky trajnim u mundëson pilotëve të thellojnë përvojat dhe të përmirësojnë reagimin në situata të vështira.

“Prezenca këtu na bën që të bëjmë shkëmbimin e përvojave dhe na mëson se si duhet të reagojmë në rast të emergjencave apo operacioneve”, deklaroi ai.
