12-12-2025

Mbajtën peng për dy javë kosovarin dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen katër persona në Vlorë

Katër persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia.

Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro, raporton Top channel.

Shtetasi kosovar është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.

Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.

Asnjë koment

Comments are closed.