22-11-2024

Mbërrijnë në Prishtinë automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës (foto)

Njëzet e katër automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, e cila pritet të themelohet me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është parashikuar për në datën 14 dhjetor në Parlamentin e Kosovës.

Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara. Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’. Ceremonia është zhvilluar në ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe të Ambasadës amerikane./RTK

foto galeri

foto galeri

foto galeri


 

Asnjë koment

Comments are closed.