Mbështetja nga BE, Rizvanolli: Mbi 1 mijë familje dhe 10 biznese përfitojnë nga subvencionimi për pajisje efiçiente të energjisë
Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se tashmë do të mundësojnë 1 mijë e 435 familje dhe 10 biznese.
Prej vitit 2022, fillimisht përmes masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës e tutje me mbështetje të Bashkimit Evropian, kemi përkrahur mbi 43 mijë familje dhe biznese me mbi 19.6 milionë euro, duke ulur kostot e energjisë dhe përmirësuar kushtet e jetesës në mbarë vendin”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ajo ka falënderuar Bashkimin Evropian për partneritetin e vazhdueshëm dhe besimin që e bën të mundur realizimin e programeve të tilla që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.
Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.