Mbi 1.550 viktima nga Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë, 1.553 persona kanë vdekur, shkruan Indeksonline.
Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Po ashtu sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.