Mbi 10 mijë qytetarë kosovarë kanë shkuar në Shqipëri vetëm sot
Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar, që sipas pushuesve, çdo vit ka përmirësime.
Por kërkesa mbtetet e njëjtë, heqja e kufirit edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata.
Vetëm në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri përmes kufirit më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.
Fluks të lartë mjetesh ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sipas policisë kufitare të Morinit, është numri i lartë i qytetarëve serb, të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar. Sipas të dhënave gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut./Ora News