Mbi 100 mësimdhënës në seminarin kombëtar me mësuesit e Gjuhës shqipe në diasporë “Prizreni 2019 ”
Në Prizren, sot pasdite filluan punimet për seminarin e XV kombëtar me mësuesit e Gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë “Prizreni 2019 ”.
Seminari organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Në aktivitetin që ka filluar me gati dy orë vonesë, për siç është thënë vonesën e pjesëmarrësve, e zgjat deri me 3 gusht po marrin pjesë mbi 100 mësimdhënës.
Në hapje, pjesëmarrësit i ka përshendetur zv/ministri i MASHT, Eset Saiti, zv/ministri për Diasporë, Afrim Bekteshi, pastaj kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe zyrtarë të tjerë.
Ndër tjera Haskuka ka thënë se është shumë e rëndësishme, që fëmijët e mërgimtarëve t’i bëjmë që ta duan atdheun. /GazetaePrizrenit.net /