Mbi 2 mijë gjoba dhe 58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet
Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2,147 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona, 12 ndodhen në mbajtje, asnjë në ndalim policor, dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit. / G. Sinjali /

