Mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 60 aksidente
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 2,132 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë evidentuar 27 aksidente me persona të lënduar dhe 33 të tjera që kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në aspektin e sigurisë publike, janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar për persona në ndalim policor.
Ndërkohë, 3 persona janë aktualisht në vuajtje të dënimit. / G.Sinjali
