29-11-2024

Mbi 2 muaj nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML, çka thotë Prokuroria Speciale?

Janë bërë më shumë se dy muaj që kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media njoftoi për zhdukjen e mostrave në rastin e vdekjes së Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë që gjendet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Indeksonline thonë se janë intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.

“Për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve”.

Tutje nga Prokuroria njoftojnë se kanë ndërmarr veprime konkrete që do t’i ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore.

“Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje. Duke pasur parasysh se ende jemi në fazën e hetimeve nuk mund të japim informata tjera lidhur më këtë çështje”.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Drejtësisë kishte pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ata që u pezulluan ishin Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë dhe Ilirjana Shala, kimiste në këtë Institut.

Ndërsa dorëheqje dha zëvendësdrejtori i IML-së, Naim Uka./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.