Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e prekur.
Komuna e Rahovecit kishte bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për rimbursim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar.
Ndërkohë, të martën, kjo thirrje është përsëritur, duke njoftuar se afati për aplikim është zgjatur deri më 14 janar.


Po ashtu, Komuna ka sqaruar se sa i përket dëmeve në infrastrukturën publike, përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit për regjistrimin e dëmeve të shkaktuara në ura, rrëshqitje dheu, rrugë të dëmtuara, parqe, shtylla të ndriçimit publik, si dhe dëme të tjera të ngjashme.

