Dogana e Kosovës ka sekuestruar në pikën kufitare në Vërmicë mbi 35 mijë euro të padeklaruara.
Paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në pesë pjesë.
“Pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme”.
“Ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e doganës.