Mbi 4 mijë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë
Këtë të hënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi për 153 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Kështu numri i atyre që e fituan betejën me Covid-19 ka shkuar në 4.027.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste’, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Po sot u njoftua për 276 raste të reja me Covid-19 derisa numri i të infektuarve aktiv është 3.201.
Nga 13 marsi kur u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, jetën e kanë humbur 185 persona.