Mbi 41 mijë votues nga diaspora të regjistruar deri tash për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar sot se procesi i regjistrimit për votim nga jashtë Kosovës po vazhdon, ndërsa deri tani kanë aplikuar 41,997 votues nga diaspora.
Institucioni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të mos e humbin afatin e fundit për regjistrim, i cili skadon më 6 dhjetor 2025.
Sipas MPJD-së, regjistrimi mund të bëhet lehtësisht në dy mënyra: Online përmes linkut zyrtar: diaspora.kqz-ks.org/sq dhe përmes postës, duke dërguar dokumentet në kutinë postare të KQZ-së.

Për të gjitha detajet lidhur me procedurën e regjistrimit përmes postës, qytetarët mund të informohen në linkun zyrtar të KQZ-së: kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/

Në rast të paqartësive, qytetarët e diasporës mund të kontaktojnë edhe përmes WhatsApp dhe Viber në numrin: +383 46 61 00 61.
MPJD apelon të gjithë mërgimtarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

