Mbi 50 fëmijë deri 9 vjeçar të infektuar me COVID, gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 2 mijë e 279 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, ku në mesin e tyre, janë 52 fëmijë të infektuar deri në moshën 9-vjeçare.
Për një ditë kanë vdekur 8 persona nga COVID-19 ku në mesin e viktimave edhe një i ri.
Në raportin e MSH-së, bëhet e ditur se 265 persona janë nga mosha 10-19 vjeçare, 507 janë nga 20-29 vjeç, 447 janë 30-39 vjeç, 420 nga 40-49 vjeç, 296 persona nga 50 deri në 59, 183 persona janë të moshës 60-69, 76 persona të moshës 70-79 dhe 33 persona mbi 80 vjeç të infektuar me koronavirus.
Ndërkaq, dje, Kosova ka pranuar nga SHBA-të 35 mijë doza të vaksinës Pfizer