24-11-2024

Mbi 600 raste me Covid-19 për dy javë, infektologu tregon se a ka rrezik që të vijë deri të masat kufizuese

Infektologu Hamdi Ramadani, ka thënë se nuk pret që të ketë rritje të madhe të numrit të infektuar me Covid-19, sa që të vije deri të situata të merren masa dhe të ketë kufizime.
Ndonëse ka thënë se situata nuk është alarmante, ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave anti-covid, pasi sipas tij tre persona kanë humbur jetën brenda dy jave nga ky viruse.ADVERTISEMENT

“Nëse numri i të infektuarëve do të jetë më i lartë që unë nuk besoj, por është edhe e mundshme atëher duhet të merren masa në kuptimin e kufizimeve. Tash për tash nuk është situata alarmante, por nuk do të thotë se është edhe e mirë ku brenda disa ditëve kemi tre të sëmurë që kanë përfunduar me fatalitet”, ka thënë ai në Tëvë1.

Sipas tij, rritja e numrit me të infektuar më këtë virus ka ardhur pasi nënvarianti Omicron i Covid-19 ka qenë i përahur në Evropë dhe se ardhja e qytetarëve tanë që jetojnë në këto shtete ka sjellë këtë virus edhe në Kosovë.

Ai ka thënë se grupmoshat mbi 65- vjeç dhe personat me imunitet të dobët janë më të rrezikuarit nga ky virus.

Ramadani ka bërë thirrje që të kihet kujdes për higjenën personale, respektim të distancës dhe shmangje nga ambientet e mbyllura dhe vaksinim kundër Covid-19.

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, në dy javën e fundit.
Ndërkohë, janë regjistruar 661 raste pozitive.

Asnjë koment

Comments are closed.