24-11-2024

Mbledhja e dështuar e Kuvendit të Prizrenit do të vazhdojë sot

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, për sot (e hënë) ka paraparë vazhdimin e mbledhjes së dështuar të datës 31.10.2019.

Mbledhja e rregullt, e teta për vitin 2019, është ndërprerë kur po fillonte shqyrtimi i pikave kryesore, pasi anëtarët e opozitës nga PDK, AAK dhe NISMA braktisën seancën, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Në mbledhje kishin mbetur vetëm 15 nga 41 asambleistët sa ka KK-ja, ndërsa 21 sosh është numri i mjaftueshëm për kuorum.

Për këtë, kryesuesi i KK-së Artan Abrashi një pjesë të pikave të rendit të ditës ishte detyruar ta shtyjë për një datë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

Për shkak të ndryshimit të raportit të forcës politike, pas daljes së Nismës Socialdemokrate nga koalicioni në Prizren, duke ia mundësuar opozitës numrin më të madh të numrave, mbetet të shihen zhvillimet e mëtejme në organin më të lartë komunal.

Seanca fillon nga ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të KK tek “Shtëpia e Bardhë” me pikat e mbetura të rendit të ditës, thuhet në njoftimin e Kuvendit Komunal të Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.