Mbrëmja tragjike për familjen Parallangaj nga Hasi: Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident ishin kusherinj
E hëna ka qenë e kombshme për familjet Parallangaj nga fshati Lugishtë e Hasit. Në një aksident me fatalitet mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën jetën Ardit Asllan Parallangaj dhe Florim Selman Parallangaj, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sipas informacioneve të portalit, ata janë kusherinj mes vete, ndërsa dyshohet se në timon ishte Arditi.
Vdekjen e tyre e konfirmoi edhe Policia.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Referuar Policise, viktimat janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës, ku edhe punojnë shumë mërgimtarë nga Hasi, por ata nuk ishin duke ardhur prej atje.
Si pasojë e aksidentit mbetën edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër. / Gazeta e Prizrenit